Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Mark Pashkja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, u shpreh se në vëmendjen e Vatikanit dhe Papa Franceskut ka qenë dhe Kosova.
Pashkja tha se në 5vitet e fundit, në logjikën diplomatike në raport me Kosovën, Vatikani ka bërë hapa të jashtëzakonshme.
“E ka ngritur kishën katolike nga niveli bazë në një dioqezë të standardizuar me emrin e qytetit. Nëse hap kalendarin e dioqezave në botë, e gjen dioqezën e Prishtinës. Nunci apostulik është i dërguari special i Vatikanit, për Slloveninë dhe për Kosovën. Kur ka thënë dua ta vizitoj Kosovën, ka qenë pikërisht me këtë ecje progresive, për një Kosovë të mirënjohur”, tha zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Mark Pashkja.
Mark Pashkja: Vatikani jeton në 2 rrafshe, jeton në rrafshin shpirtëror që është kujdesi baritor i 1,4 mld katolikëve dhe rrafshin e marrëdhënieve diplomatike, duke qenë se është një nga selitë që ka marrëdhënie me më shumë vende në botë.
Papa është i kujdesshëm, bën hapa për të shëruar por pa lëndu. Në 5vitet e fundit, në logjikën diplomatike në raport me kosovën ka bërë hapa të jashtëzakonshme. E ka ngritur kishën katolike nga niveli bazë në një dioqezë të standardizuar me emrin e qytetit. Nëse hap kalendarin e dioqezave në botë, e gjen dioqezën e Prishtinës.
Nunci apostulik është i dërguari special i Vatikanit, për Slloveninë dhe për Kosovën. Kur ka thënë dua ta vizitoj Kosovën, ka qenë pikërisht me këtë ecje progresive, për një Kosovë të mirënjohur.
()