Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë çështjen më 8 maj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në datën 8 maj 2025 seancën për shqyrtimin e ankimit të SPAK, lidhur me çështjen ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Prokuroria e Posaçme apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.

Vendimi për hetimin u mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankesës së paraqitur nga Fredi Beleri, i cili akuzon Xhaçkën dhe Gaçin për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në bashkëpunim.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej këtë të premte, më 25 prill, në orën 10:00, por është shtyrë për në fillim të muajit maj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook