Kandidati i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ishte sot në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, ku në takimet me banorët u shpreh se do të vijojë zbatimi i projekteve.
Postimi i Gjiknurit
“Me banorët e lagjes “Pavarësia” në Rajonin 2, një prej zonave ku kemi kryer një sërë investimesh ndër vite falë vëmendjes së treguar nga qeveria.
Bashkë vijojmë punën për zbatimin e projekteteve transformuese me fokus qytetarët.
Vota për Partinë Socialiste në 11 Maj është votë për angazhimin e mëtejshëm të qeverisë që reformat e nisura të mos ndalen.”
()