Fier/ Dhanë Metadon në kundërshtim me protokollin mjekësor, prokuroria dërgon në gjyq mjekun dhe infermierin

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit L.B. dhe E.M. për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259 prg. 1 dhe 248 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria mori të pandehur shtetasin L.B., mjek toksikolog dhe kërkoi dërgimin e çështjes në gjyq, pasi nga hetimet u provua se ky shtetas ka lëshuar recetë për marrjen e medikamentit “Metadon” një shtetasi që ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e tij dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.

“Gjithashtu, është marrë i pandehur edhe shtetasi E.M., infermier i Sektorit të Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, pasi u provua se, në kundërshtim me detyrën e tij dhe protokollin mjekësor, i ka dhënë një shtetasi medikamentin “Metadon” në dyfishin e sasisë së përcaktuar, duke u mjaftuar vetëm me një recetë mjekësore, pa pasur kartelë mjekësore të pacientit që do të trajtohet me këtë medikament, përkundrejt përfitimit material.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë ushtrimit të funksioneve publike kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin kundrejt marrjes së përfitimeve të parrgullta”, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë së Fierit.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook