FOTO/ Java e fundit sjell dy finale, luhet për “final-four” dhe mbijetesë

Në frymën e fundit, në javën e fundit të sezonit të rregullt, 9 nga 10 ekipe janë ende në garë për objektivat sezonal. Luhet për titullin simbolik, për shpërblimin e FSHF-ës, luhet për biletën e fundit në “final-four”, por mbi të gjitha luhet për mbijetesë.

Egnatia dhe Vllaznia “luftojnë” në distancë për vendin e parë, ekipi i Tetovës udhëton drejt stadiumit “Niko Dovana” ku i pret Teuta, ekipi i vetëm që nuk luan për asgjë pasi e siguruan mbijetesën një javë më parë. Egnatias i mjafton vetëm një pikë për të mbyllur sezonin e rregull në vendin e parë, pa qenë të interesuar se çfarë ndodhë në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Laçit. Ekipi i Brdaric synon të blindojë vendin e dytë, për të pasur një bonus të lehtë në “final-four”.

Vllaznia ndiqet nga Dinamo, me blutë që presin Tiranën në stadiumin e “Arena Egnatia”. Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo e kanë siguruar matematikisht prezencën në “final-four”, ndërsa bileta e fundit do të diskutohet ndërmjet Elbasanit dhe Partizanit.

491450467 18481313719064803 6846887306136815910 N
491450467 18481313719064803 6846887306136815910 N

“Tigrat” verdheblu udhëtojnë drejt kryeqytetit ku përplasen me “demat” e kuq, një sfidë që pritet të jetë “zjarr” pasi dy klubet luajnë takimin më të rëndësishëm të sezonit. Ekipi i Gvozdenovic vjen në kryeqytet me një avantazh të rëndësishëm pasi i mjafton dhe një “X-s” për të ruajtur vendin e katërt, ndërsa ekipi i Gegës është i detyruar të fitojë për të shpëtuar këtë sezon.

Një tjetër përballje e “zjarrtë” është edhe ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Bylisit, me dy ekipet që luftojnë për të mbijetuar në elitë. “X”-si djeg Skënderbeun, por fati i dy ekipeve është në dorë të Dinamos, ashtu siç është në dorë të bluve edhe fati i Tiranës.

Derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana ka një rëndësi jetike për bardheblutë, çdo rezultat tjetër përveç fitores “djeg” Tiranën, ndërsa në rastin më të mirë do të kapin fazën “play-out”, mbijetesën e sajë do të diskutojë më pas me ekipin e tretë më të mirë në Kategorinë e Parë.

Panorama Sport
Panorama Sport

“Java e fundit, 2 finale. Partizani-Elbasani, luftë për Final-Four dhe milionat e Evropës. Skënderbeu-Bylis, duel për mbijetesë deri në frymën e fundit”, ishin dy titujt kryesorë në Panorama Sport, gazeta më e madhe sportive në vend.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook