Kategoria e Parë, Kukësi siguron qëndrimin

Kukësit i ka mjaftuar një penallti e shënuar nga Redon Danaj, për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Në një ndeshje play-out” shumë të luftuar nga skuadrat, ku nuk kanë munguar ndërhyrjet e ashpra dhe shumë kartona të verdhë që në minutat e parë, gjithçka është vendosur nga një penallti e akorduar në minutën e 30 të takimit nga gjyqtari Olsion Yzeiraj pas një faulli ndaj Redon Danajt në zonë.

Ka qenë vetë ky i fundit që mori përsipër gjuajtjen duke e transformuar saktësisht për t’i dhënë avantazhin verilindorëve. Më pas skuadra e drejtuar nga Tafaj luajti e kujdesshme deri në fund të ndeshjes, duke mbajtur larg portës së vet Orikun, për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ardhshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook