Sali Berisha ishte sot në një takim me banorë në lagjen e Laprakës në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër shigjetoi Belinda Ballukun si “Lubia” e rrugëve.
Kreu i Partisë Demokratike, u shpreh se Balluku nuk bëri asnjë kontroll në 5 vite, sepse e dinte që paratë që vidheshin shkonin për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Pjesë nga fjala e Berishës në Laprakë:
“Ka prova më të mëdha të vjedhjes nga Edi Rama se vila në Surrel me kopsht 800 metra katrorë. As Enver Hoxha nuk e kishte vilën e tij kaq të madhe
Rama përdor avion-taksi, bëri 140 udhëtime. Me paratë e kujt udhëtoi? Hap shishen 33 mijë euro. I jep vllalit të tij 38 mijë metra katrorë te Rrapi i Treshit në Tiranë. Baxhanaku i ramës fiton qindra tendera.
A ka provë më të madhe se djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura dhe asnjë tullë e vënë në themelet e tij.
Dy drejtorat që shkuan në gjykatë së fundmi dëshmuan qartë vjedhjen e bërë. Lubia, e keni parasysh, e cila kishte detyrë të kontrollonte punimet, nuk e bëri në 5 vite, sepse e dinte që i merrte bosi i saj Rama së bashku me Erion Veliaj. Dhe thotë se nuk ka dëshmi ndaj meje. Po a ka dëshmi më të qartë: 70 km në Kroaci u ndërtuan me 26 mln euro, ndërsa këtu me 16 milionë euro një km.”
()