Merr kthesë e ardhmja e Jovic, sulmuesi mund të rinovojë me Milanin

Luka Jovic ishte protagonist absolut i Milanit në fitoren 0-3 në derbin ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku realizoi dy gola. Sulmuesi serb ka kontratë deri me 30 qershor 2025 por bashkëpunimi me kuqezinjtë mund të vijojë përtej kësaj date, pas paraqitjes së fundit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, kontrata e tij mund të rinovohet edhe për dy  vite. Palët do të ulen të diskutojnë, menjëherë sapo të përfundojë kampionati.

Jovic ka luajtur 11 ndeshje në Serie A dhe ka realizuar 2 gola këtë sezon. Ky është edicioni i dytë në Milano.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook