Ministri Hasani në Lamtumirën e Papa Françeskut: Udhëheqës i paqes dhe në shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte sot pjesë e delegacionit zyrtar nga Shqipëria që mori pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan.

Numri një i diplomacisë shqiptare shkruan se Ati i Shenjtë ishte udhëheqës i paqes dhe në shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.

“Sot, në Vatikan, i japim lamtumirën Atit të Shenjtë, një udhëheqësi të paqes dhe një njeriu me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.”, shkruan Ministri Hasani në një publikim në rrjete sociale ndërsa vlerëson gjithashtu figurën e Papa Françeskut:

“Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull — gjithmonë duke zgjedhur forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë.

Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë në zemrat e miliona njerëzve për brezat që vijnë.

Me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria, nderojmë kujtimin e Tij të paharruar”, shprehet ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook