“Papa Françesku kërkoi takim me Putinin”, Bushati: Ja si u përpoq Ati i Shenjtë të ndalonte konfliktin në Ukrainë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka vlerësuar kontributin e Papa Françeskut për paqen dhe drejtësinë sociale, teksa foli për trashëgiminë e tij pas ndarjes nga jeta javën e kaluar.

Bushati kujtoi një prej deklaratave më të forta të Papës, sipas të cilit “nëse do të ndalonte shitblerja e armëve, bota për një vit nuk do të ndjente më varfërinë siç e ndjen sot”, një mesazh i fuqishëm që sfidoi drejtpërdrejt industrinë globale të armëve.

Ai tha se Papa Françesku kishte një angazhim të jashtëzakonshëm për paqen, duke kërkuar edhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin në përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë. Edhe pse përpjekjet e tij për vendosjen e paqes ishin të vështira, Bushati theksoi se Papa nuk reshti së luftuari me mjetet e diplomacisë dhe dialogut.

“Papa Françesku bëri luftën e tij për paqen,” tha Bushati, duke nënvizuar se përmes veprimeve të tij, Ati i Shenjtë mbeti një zë i fuqishëm kundër dhunës dhe padrejtësive globale.

“Ai dërgoi sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Parolin, të bisedonte me Putinin, por vendosja e paqes në luftën në Ukrainë ishte e vështirë, por ai bëri luftën e tij për paqen”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook