Këtë pasdite u zhvilluan disa ndeshje të Premier League. Newcastle triumfoi 3-0 ndaj Ipswich, në takimin e luajtur në St. James’ Park. Golat e Isak, Burn dhe Osula nderuan “qymyrxhinjtë”, që tashmë e shohin veten në vendin e 3-të me 62 pikë.
Në sfidat e tjera, Fulham përmbysi Southampton dhe fitoi 1-2, ndërkaq Wolves kaloi pa probleme Leicesterin e rënë nga kategoria (3-0). Premier League zbret në fushë edhe të dielën, me ndeshje mjaft interesante.