E rëndë në Vlorë/ Punonte si roje në një objekt në ndërtim, gjendet i vrarë me armë zjarri 58-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, ku rreth orës 06:00 është gjetur i pajetë një shtetas 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij, ndërsa mësohet se ai punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi.

Policia ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të siguruar provat dhe për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook