EMRI/ I dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, arrestohet 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Policia greke  ka arrestuar Eduard Vushaj, një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016. Vushaj, i cili u arrestua në Greqi ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, e kryer në vitin 2013 në fshatin Grabom.

Gjatë këtij akti kriminal, ai dhe një tjetër shtetas kishin ndaluar një automjet dhe, duke përdorur armë  kishin marrë paratë dhe automjetin e dy personave, të cilët i plagosën gjithashtu me thikë. Aktualisht, po vijon bashkëpunimi ndërkombëtar për ekstradimin e  39- vjeçarit  në Shqipëri.

Njoftim:

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook