Jorida Tabaku: Biznesi ka nevojë për siguri, jo për premtime boshe!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka ndarë një mesazh të qartë në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik që i jep frymë biznesit dhe familjeve shqiptare.

“Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh. Ka nevojë për siguri, për rritje, për një shtet që punon për të, jo kundër tij!”, u shpreh Tabaku, duke theksuar rëndësinë e një ekonomie të ndërtuar mbi baza të qëndrueshme dhe të ndershme.

Ajo rikujtoi se Taksa e Sheshtë dhe një Kod Fiskal i qartë dhe i drejtë janë rruga për një ekonomi të fortë dhe për një familje shqiptare më të sigurt financiarisht. Në kundërshtim me modelin aktual ekonomik, që sipas saj ka favorizuar një pakicë të vogël për 12 vite me radhë, Tabaku tha se Partia Demokratike po lufton për një ekonomi ku çdo shqiptar të ketë mundësi të barabarta.

“Më 11 maj është dita e ndryshimit! Voto Partinë Demokratike! Voto Jorida Tabaku!”, përfundoi ajo mesazhin e saj.

Postimi i plotë:

Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh. Ka nevojë për siguri, për rritje, për një shtet që punon për të, jo kundër tij!
Taksa e sheshtë dhe Kodi Fiskal janë rruga drejt një ekonomie të fortë dhe një familjeje shqiptare më të sigurt financiarisht.
Për 12 vite, socialistët ndërtuan një ekonomi për pakicën.
Ne po luftojmë për një ekonomi për çdo shqiptar!
Më 11 maj është dita e ndryshimit! 🤝🏻
Voto Partinë Demokratike! 🔵
Voto Jorida Tabaku! ☑️


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook