“Narko-Rama ka droguar fshatarët e Myzeqesë”, kryeministri ndan serinë e radhës të satirës “Teatri i Kukullave i së dielës”! Berisha -Lapajt: Populli na duhet për revolucionin…

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook serinë e radhës të “Bufi&Tiku drejt ribashkimit”, seri satirike në lidhje me kreun e PD Sali Berisha, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.

Në pamje shihet se si Berisha parashikon një masakër elektorale më 12 maj, ndërkohë që Lapaj përpiqet herë pas here t’i kujtojë se zgjedhjet po zhvillohen edhe me lista të hapura dhe vota e popullit ka shumë rëndësi.

Ndërkohë Berisha në serinë satirike përgjigjet se populli duhet për revolucionin pas zgjedhjeve.

I pranishëm me ndërhyrjet e tij është edhe Basha, i cili i kujton Berishës non gratën e SHBA.

Dialogu:
Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narko-regjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën…

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narko-Rama ka droguar fshatarët e Myzeqesë . Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty…7×7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!

Lapaj: Po populli?

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën me dosjen….Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama.

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he…Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook