Në pritje të shortit të gjysmëfinaleve, ja kur luhen ndeshjet e “Final Four”

Java e 36-të e Superiores i dha fund të gjitha dilemave sa i përket “Final Four” dhe ndarjes së skuadrave në shortin që u jep atyre një “bonus” në fazën gjysmëfinale.

Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë vendin e parë dhe të dytë në renditje, kështu që do të jenë në vazon e skuadrave të forta në shortin që do të hidhet nga FSHF në fillimi e javës. Ndërkohë, në vazon tjetër do të jenë Partizani dhe Dinamo të cilat do të mësojnë gjatë shortit me cilat nga skuadra e para do të ndeshen në gjysmëfinalet e turneut.

Falë pozicionimit në renditje, Egnatia dhe Vllaznia do të kenë një bonus të rëndësishëm pasi në ndeshjet gjysmëfinale mund të kalojnë në turin edhe me një barazim, sipas asaj që parashikon rregullorja e turneut, kurse dy skuadrave kryeqytetase u duhen medoemos fitoret.

Sipas planit të FSHF, ndeshjet e “Final Four” fillojnë më datën 4 maj, për t’u finalizuar me finalen e madhe më datë 12 maj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook