“Në të shkuarën kryeministra kanë vrarë veten dhe ministra janë pushkatuar”/ Rama për reformën në drejtësi: Ta mbrojmë nga politikanët! Nuk janë djaj me brirë, por…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

“Barazia para ligjit, duhet të jetë e garantuar pavarësisht fuqisë ekonomike apo saj politike.

Ka pasur kryeministra që kanë vrarë veten nën presionin e pushtetit apo ministra të pushkatuar apo dënuar, por uk ka pasur asnjë çështje qku një prokuro ka sjellë para gjykatës një person me pushtet dhe të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur.

Kjo duhet të kthehet në normë e kusht, por për këtë kjo përpjekje me drejtësinë duhet mbrojtur nga politikanët shqiptarë, jo se ata janë djaj me brirë, por mungesa e traditës ka shumë fuqi që të kthejë këtë fuqi së prapthi. Ndërsa sot PS e mbron, kjo nuk do të thotë që nuk ka kthim pas, nuk ka kthim vetëm nëse hyjmë në BE”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook