Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.
“Shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon, referua të dhënave të FMN.
Të ardhurat për frymë janë tre herë më të larta se në kohën kur ne morëm detyrën.
Dua të bëj një shpjegim të shkurtër, se medemek papunësia ka rënë se ka rënë popullsia. Nuk ka rënë me 1 mln siç predikon propaganda negative ndaj Shqipërisë, dhe këtë e tregon edhe Censusi. Sot Shqipëria është 2.4 mln ndërkohë që në 2012, ka qenë 2.8milionë.
Qëllimi ynë është që në Shqipërinë 2030 nivelin e papunësisë ta kemi në mesataren e BE, 6%”, tha Rama.