“Sa më shumë na qepen, ne i shqepim”/ Rama me gratë në Vlorë: Kush thotë se fajin e ka populli, është çyryk. Ja arritjet e PS-së

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Vlorë, u ndal te arritjet e Partisë Socialiste dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Ai theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë ka pësuar rritje të ndjeshme, ndërsa synimi është që të arrijë në 35 miliardë euro. “Të ardhurat për frymë kanë qenë 3000 euro në vit, ne i kemi çuar në 10 mijë dhe duam t’i çojmë në 15 mijë,” u shpreh Rama. Ai ironizoi kritikët që sipas tij jetojnë në “moçalet e televizorëve” dhe tha se ata që fajësojnë popullin janë “çyrykë”. “Sa më shpesh na qepen, ne i shqepim,” deklaroi Rama, duke theksuar se Shqipëria reale nuk është ajo që shfaqet në disa media.

Edi Rama me gratë dhe vajzat në Vlorë: PPB e Shqipërisë është rritur ndjeshëm dhe duam ta çojmë 35 miliardë euro. Të ardhurat për frymë në vit kanë qenë 3000 euro, ne e kemi 10 mijë euro dhe duam ta çojmë në 15 mijë euro. Në moçale nuk flitet për Shqipërinë reale. Kush thotë se e ka fajin populli, është çyryk. Sa më shpesh ata në kolltuke në darkë na qepen, ne i shqepim. Shqipëria e fakteve nuk është në moçalet e TV.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook