Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka nisur një hetim lidhur me një kontratë lobimi të nënshkruar nga Partia Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e SPAK sqaron: “Ju informojmë se Prokuroria e Posaçme ka filluar verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.”
Ky reagim erdhi një ditë pas shpërndarjes së lajmit për një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh, të nënshkruar nga Partia Demokratike me një kompani në Uashington DC, me një periudhë dyvjeçare.
Sipas dokumenteve, kontrata është firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ndërsa si garant në SHBA është një individ i quajtur Nuredin Seçi.
Kjo është kontrata e dytë e këtij lloji që Partia Demokratike firmos në një periudhë të shkurtër.
(Arena e Lajmit)