Tjetër aksident në autostradë, tre mjete përplasen në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, ku tre mjete janë përplasur në seri. Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Katër persona janë transportuar për në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur makinën, që ishte para tij për shkak të pamundësisë për të frenuar, nga lagështia, dhe më pas ky mjet është përplasur nga pas nga një tjetër automjet.

Aktualisht, policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është tepër i ngarkuar këtë fundjavë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook