“16 emigrantë ‘zhduken’ nga Gjadri”/ Petrit Vasili: U paralajmërua që marrëveshja me Italinë do t’u shërbente trafikantëve

, duke iu referuar “La Stampa” në Itali, shkruan se 16 emigrantë janë “zhdukur” nga Gjadri. Nuk dihet se ku janë, por është që thotë media përtej Adriatikut është se kanë mbetur vetëm 25 në kampin e ngritur enkas për ta.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili pohon se kjo ishte e paralajmëruar, ndërsa Edi Ranës i shërbeu për propagandë.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Emigrantët e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Ramës!

U paralajmërua që në krye të herës nga opozita që kampi i Gjadrit i ngritur sipas Marrëveshjes me Italinë do shërbente për emigracionin e paligjshëm dhe grupet e trafikantëve drejtojnë largimin ilegal për në Europë.

Dhe kështu ndodhi, 16 emigrantë janë zhdukur nga 40 emigrantë, që erdhën.

Të gjithë kujtojnë broçkullat e Ramës, që gjoja po i dilte në krah Italisë për përballimin e emigrantëve.

Edi Rama bën pazare me teritorin e Shqipërise duke e kthyer në një bazë të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Marrëveshja me Italinë, e trumbetuar me aq bujë, degradoi për faqe të zezë, thjesht dhe vetëm shërbeu për ca ditë propagandë për Ramën.

Çdo ditë e Ramës në qeveri vetëm pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga më të rëndat do të kenë shqiptarët.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook