Denoncimi i Gazment Bardhit, reagon policia: I afërmi i kandidates së PD u shoqërua sipas ligjit, jemi të paanshëm

Pas akuzave të forta të ngritura nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, duke mohuar pretendimet për presion ndaj familjarëve të kandidates së PD-së në Fier, Silva Hasaj.

Në një deklaratë publike, Policia e Shtetit sqaron se shoqërimi i shtetasit A.H., një i afërm i kandidates Hasaj, është kryer në përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe se për rastin në fjalë materialet janë referuar në Prokurori.

“Pretendimi i ngritur nga z. Gazment Bardhi është i pavërtetë. Policia e Shtetit ka vepruar konform ligjit dhe nuk ka ushtruar asnjë akt presioni apo intimidimi politik,” thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Policia thekson se është plotësisht e paanshme dhe e përkushtuar në garantimin e rendit, sigurisë dhe paprekshmërisë së votës gjatë procesit zgjedhor, duke u distancuar nga çdo subjekt politik.

Reagimi i plotë:

Sqarojmë opinionin publik se në lidhje me statusin e publikuar nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Fier, z. G. B., në të cilin ai ka pretenduar se Policia e Shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të Partisë Demokratike, znj. S. H., (shtetasi A. H. që u shoqërua, i afërm i saj), theksojmë se pretendimi është i pavërtetë pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Policia e Shtetit garanton qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërinë e votës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook