FOTO/ Napoli tremb Inter, i parakalon në renditje, por Conte nuk flet për titull (VIDEO)

Në Napoli ëndërrojnë, fundja me të drejtë, pasi e shohin veten në krye të Serie A, plus 3 pikë në raport me Inter, katër javë përpara fundit. Kjo ishte një fundjavë perfekte për ekipin e Conte-s në një kohë kur Inter pësoi një humbje të rëndë në “San Siro” përballë Romës. Napoli e shfrytëzojë në maksimum këtë hap fals të ekipit zikaltër pasi kaluan me sukses Torinon, triumfuan 2-0, duke u shkëputur në krye të Serie A.

McTominay bën edhe një herë liderin për ekipin e Conte-s, me skocezin që realizoi një “dopietë” golash. Shtatë minuta lojë i mjaftuan McTominay për të realizuar golin e parë, i shërbyer pastër në qendër. Skocezi përsëriti veten edhe në minutën e 41-të, sërish në të njëjtën formë, një gol fotokopje që solli festë në stadiumin “Maradona”. Në fraksionin e dytë, Napoli administroi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke shijuar në maksimum këtë fundjave që i afron blutë me titullin kampion. Më shumë se sa Conte, janë mediat italiane që besojnë te suksesi i Napoli:

“Bie Inter, arratiset Napoli, Conte shkon në +3”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Conte kafshon Inter”, shkruan TuttoSport në faqen e parë.

Pavarësisht se ekipi i tij është më pranë se kurrë titullit, Conte nuk preferon të flas për këtë pjesë, madje në konferencë për shtyp theksoi se nuk e kishte parë fare Interit, por shtoi se titulli për Napolin do të ishte një mrekulli.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook