“Kush fiton në 11 maj?/ Gjergj Bojaxhi për rezultatet e Notosondaggi: Dy partitë e mëdha “ndezin” motorët 2 javët e fundit, partitë e reja më shumë shanse në Tiranë

I ftuar në emisionin “Log” në News24, Gjergj Bojaxhiu, bashkëthemelues i lëvizjes “Nisma për Shqipërinë”, duke komentuar rezultatet e “NotoSondaggi” mbi zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen më 11 maj u shpreh se në krahasim me të dhënat e sondazhit të parë më 14 prill, ka tendencë në rritje për partitë e reja.

Sipas Bojaxhiut, tendenca përputhet dhe besueshmëria tek kryetarët e tyre, dhe votimi për në parlament, s’ka diferencë të madhe.

Bojaxhiu tha se gjithmonë në 2-3 javët e fundit është mobilizimi dhe angazhimi që bëjnë partitë e mëdha në terren.

“Fatkeqësisht tendenca është që partitë e mëdha 2 javët e fundit ndezin motorrët dhe më fort, ka një tkurrje të alternativave të reja. Në Tiranë kanë mjaftueshëm numra sidomos 2 nga këto parti, kanë gjasa të nxjerrin një mandat në Tiranë. Në rrethe e shoh tradicionale garën midis 2 partive të mëdha”, u shpreh Gjergji Bojaxhi.

Gjergji Bojaxhi: Ndryshimi nga sondazhi i 14 prillit deri më sot është i dukshëm. Ndryshimet janë të vogla dhe brenda marzhit të gabimit.

Ditët e fundit partitë e reja, alternativat e reja kanë tendencë në rritje, sepse tendenca përputhet dhe besueshmëria tek kryetarët e tyre, dhe votimi për në parlament, s’ka diferencë të madhe.

Gjithmonë në 2-3 javët e fundit është mobilizimi dhe angazhimi që bëjnë partitë e mëdha në terren.

Fatkeqësisht tendenca është që partitë e mëdha 2 javët e fundit ndezin motorrët dhe më fort, ka një tkurrje të alternativave të reja.

Në Tiranë kanë mjaftueshëm numra sidomos 2 nga këto parti, kanë gjasa të nxjerrin një mandat në Tiranë. Në rrethe e shoh tradicionale garën midis 2 partive të mëdha.

()

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook