Drejtuesi politik në Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, ka zgjedhur Stresin ditën e sotme për të shpërndarë ftesat për takimin e së mërkurës në Njësinë 14, ku i pranishëm do të jetë edhe Sali Berisha.
Siç dihet, reperi Stresi është një mbështetës i flaktë i PD-së dhe këtë e ka deklaruar hapur, madje shihet shpesh në mitingje apo fushata elektorale.
Postimi i Klevis Balliut:
Sot bashkë me të paparin Stresin, shpërndamë ftesat për banorët e njësisë 14 për të na u bashkuar:
Të mërkurën në datën 30
Në orën 19:00
Tek sheshi i Ozonit, në një takim madhështor me Kryeministrin e ardhshëm Sali Berisha.”
()