Rama: Më 2024, ulja më e madhe e papunësisë në 34 vite demokraci

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vitin 2024 u arrit ulja më e madhe e papunësisë që nga vitet 1990, duke arritur nivelin 8.8 përqind.

Gjatë një vizite në Petrelë, ai theksoi se pagat vazhdojnë të rriten si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. Në 2024 pati rënie njëshifrore, 8.8 përqind. Këto nuk janë piktura, nuk janë opinione. Janë shifrat e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. Kur ne morëm detyrën , ishin 1.023.000 të punësuar, tani kemi 1.327.000 të punësuar. Janë 300 mijë e pak më shumë apo nuk janë? Kjo është ajo që kemi thënë dhe ajo që kemi bërë.

Këto janë të dhënat reale. Sektori privat vijon të rrisë pagat. Në shtet, jemi në 1000 euro dhe projeksioni është 1200 euro i mesatares”, tha Rama.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook