Shehaj: Zgjidhja për Shqipërinë është liria e sipërmarrjes, çlirimi nga shteti i korruptuar, burokracia dhe taksat

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një kapitalizëm të vërtetë, dhe jo për premtime populiste.

Shehaj tha se zgjidhja që duan shqiptarët nuk është socializmi, një shtet më i madh dhe me më shumë shpenzime, çka praktikisht ofron çdo parti, por një shtet ku qytetarët ia dalin falë punës së ndershme.

“E dimë që jeni zhgënjyer, keni 34 vite që ju gënjejnë. Ju kanë thënë që do vijë një qeveri dhe ju bëjë të gjithëve të pasur. Sikur paratë vijnë nga qielli, por këto kanë qenë të gjitha gënjeshtra, sepse askush prej tyre nuk ka patur një plan apo vizion, askush nuk ka treguar nga do vijnë këto paratë.

Pa ju thënë të vërtetën, që çdo lekë që do nxjerri shteti nesër, vijnë nga xhepat e qytetarëve. Ne jemi të vetmit që themi që zgjidhja e problemeve të Shqipërisë kalon nëpërmjet rritjes ekonomike.

Nëse një parti politike thotë “do rris shpenzimet, do rris fondet për shëndetësinë, pensionet”, duhet të thonë nga do vijnë këto para’, dhe këto mund të vijnë vetëm në 2 mënyra: Ose do marrësh borxh, ose do ua marrësh qytetarëve. Nëse janë të majtë të vërtetë, nuk duhet të kenë turp që të thonë se do marrin paratë e atyre që punojnë dhe këto para’ shteti do t’i kthejë në shërbime për qytetarët. Nuk shkon të thonë se taksat nuk do t’i rrisin, por do rrisin edhe shpenzimet, se nuk shkon.

Por, qytetarët shqiptarë duan zgjidhje. Dhe zgjidhja nuk është socializmi, nuk është që të kesh një shtet më të madh, më shumë shpenzime, më shumë burokraci, dhe aty pastaj shtohet dhe korrupsioni. Ne jemi të vetmit që kemi një zgjidhje për Shqipërinë. Dhe zgjidhja që ne propozojmë është rruga që kemi zgjedhur për veten, për familje, për fëmijët, rrugën e punës së ndershme, dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët”, u shpreh Shehaj.

Agron Shehaj bëri një ndarje të qartë mes partisë “Mundësia” dhe forcave tradicionale politike, duke theksuar se dallimi nuk është vetëm mungesa e korrupsionit, por mbi të gjitha, vizioni ekonomik që forca e tij politike përfaqëson.

“Ne nuk dallojmë nga partitë e vjetra vetëm se jemi të pakorruptuar. Ne dallojmë në planin tonë, që nuk është populist. Ne thjesht besojmë te modeli i kapitalizmit të vërtetë, jo kapitalizmi që kemi ne këtu. Nëse ka një përfaqësues të opozitës që ka folur me emra, ai jam unë, edhe duke u sulmuar. Por nuk mjafton, se ata oligarkë janë një grup i vogël me të cilët Edi Rama ndan pushtetin dhe i përdor paratë e tyre për të mbajtur pushtetin” u shpreh Shehaj.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook