Sondazhi i News24/ Tirana “fushëbeteja” e 11 majit, PS merr 1 mandat më shumë se në 2021? PD me 14 deputetë, 6 i shkojnë partive të reja. Ja si ndahen

Shqipëria ndodhet rreth 2 javë larg nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. News24 në bashkëpunim me Notosondaggi, kompania prestigjioze italiane e ekspertit të njohur Antonio Noto, publikuan sondazhin e dytë kombëtar dhe atë rajonal për 7 qarqe, këtë të hënë në emisionin Log. me Endri Xhafon dhe përpara një paneli analistësh.

Qarku i Tiranës pritet të jetë “fushëbeteja” e partive politike për zgjedhjet parlamentare, pasi kryeqyteti prodhon plot 37 mandate.

Por si do të ndaheshin deputetët e Qarkut më të madh të vendit?

News24 dhe Notosondaggi “matin” pulsin e votuesve të Tiranës.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër, PS do të fitonte në Qarkun e Tiranës me 46% (ndërmjet 44-48%). Rezultati i përkthyer në mandate, do t’i siguronte socialistëve 19 deputetë në Qarkun e Tiranës.

Koalicioni PD-ASHM do të merrte 33% të mbështetjes dhe në Kuvend do të siguronte deri në 14 deputetë.

Tirana Sondazhi 11 Maji 28 Prill 2025
Tirana Sondazhi 11 Maji 28 Prill 2025

Gara në Qarkun e Tiranë shihet e hapur edhe mes partive të reja. Mundësia e Agron Shehajt me 10.5% të votave, mund të marrë deri në 4 deputetë. Ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet e cila kuotohet me 4.5% të votave, mund të ketë 2 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

Lëvizja Bashkë mund të marrë deri në 2.5% të votave, por nuk parashikohet të arrijë votat e duhura për mandat deputeti.

Nga ana tjetër PSD e Tom Doshit me 2% të votave, sipas sondazhit të Noto ndodhet në prag të marrjes së mandatit, ç’ka do të përbënte ruajtjen e rezultatit të vitit 2021.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook