Qarku i Shkodrës duket një garë e hapur mes koalicioneve politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas sondazhit të News24 në bashkëpunim me institutin italian të kërkimeve, Notosondazhi të sondazhistit të njohur, Antonio Noto, PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të dilnin forcë e parë në këtë qark.
Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin. Ju cilën parti do të votonit?
45% janë përgjigjur se do të votonin për koalicioni PD-ASHM (varion 43%-47%). Sa i takon mandateve në Kuvend, PD do të fitonte 5 ose 6 deputetë në Qarkun e Shkodrës. Në krahasim me 2021, PD rritet në Qarkun e Shkodrës me 1.2%.
34.58% (32.5-36.5) do të votonin Partinë Socialiste e cila do të fitonte në Kuvend mes 3-4 deputetë në Qarkun e Shkodrës. Në krahasim me 2021, PS do të rritej në Qarkun e Shkodrës me 6%.
PSD e Tom Doshit do të votohej nga 16% e shkodranëve, votë e cila do të përkthehej deri në 2 mandate në Kuvend, po aq sa mori në zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë.
Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, partia Mundësia dhe koalicioni Euroatlantik do të votoheshin vetëm nga 1%.

()