Lideri politik i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte sot në një takim me banorët e Kamzës, ku përpos prezantimit të kandidatëve, ai pohoi se zgjedhjet e 11 majit janë referendum.
Lapaj pohoi ndër të tjera se duhet shembur ky sistem, për të bërë të mundur njëherë e mirë ndarjen përfundimtare me të shkuarën.
“Politikanët shkojnë nga qarku në qark dhe gënjejnë. Këto nuk janë zgjedhje, janë referenduam. Ta shembim këtë sistem, të bëjmë njëherë e përfundimisht ndarjen e madhe. Të ndërtojmë një republikë për qytetarët. Mendojeni punën e zgjedhjeve me shumë maturi.
12 maji do të ndajë historinë e Shqipërisë. Kamza është shembulli i keqshpërdorimit të politikës, ju lanë pa legalizime, pa trotuare, pa lulishte, pa shkolla, etj. Prandaj ndëshkojeni me votë.
Ju kërkoj ju me përulësinë më të madhe, bëni ndryshimin. Na mbështetni, ta çajmë sistemin. Ne nuk merremi me fyerjet e të tjerëve, por ama nuk do t’i lëmë të na shkelin. Ne nuk e dimë a do të bëjmë 71 mandate, por ama do të shohim sa u vlen lëkura me deputetët tanë. Forca bashkimi i madh, forca Kamza!”
Ky vend ka shpresë dhe e dimë që do t’ia dalim. Do të luftojmë pa kthim. Mirënjohje të pakufishme”,– u shpreh Lapaj.
()