Donald Trump pretendoi kontrollin e plotë të qeverisë amerikane dhe një administrim të shfrenuar të pushtetit në një intervistë të gjatë me “The Atlantic”, dhënë pasi drejtori Jeffrey Goldberg u përfshi gabimisht në një bisedë ultra të klasifikuar të Pentagonit.
“Unë tani drejtoj vendin dhe botën,” tha Trump, duke e përshkruar mandatin e tij të dytë si një kohë kur ai mund “të bëjë gjithçka që doja të bëja në mandatin tim të parë”. Presidenti Trump tha se kishte hequr të gjitha pengesat e brendshme falë një ekipi besnikësh: “Nuk ka më njerëz që më bllokojnë”.
Donald Trump po bën një hyrje me forcë në zgjedhjet në Kanada, duke rinisur propozimin e tij për ta transformuar atë në shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara. “Mjaft me linjat e tërhequra artificialisht kaq shumë vite më parë. Shikoni sa e bukur do të ishte kjo masë tokësore,” shkroi presidenti në Social Truth.
Sa i takon njw rikandidimi nw zgjedhjet e ardhshme presidenciale nw SHBA, Trump u pwrgjigj: “Nuk është diçka që kam ndërmend të bëj. Dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për ta bërë.”
()