VIDEO/ Gol dhe asist, mbrojtësi shqiptar shkëlqen në elitën e futbollit turk

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadergjonaj vazhdon të surprizojë me paraqitje fantastike në Superligën e Turqisë.

Ai e nisi si titullar ndeshjen mes Trabzonspor dhe skuadrës së tij Alaniaspor, teksa u mposhtën 4 me 3 në transfertë. 

Megjithatë paraqitja e Hadergjonajt ka qenë e shkëlqyer, ku kontribuoi në dy prej tre golave të ekipit të tij. 

Shqiptari i Kosovës, në këtë sfidë asistoi në një gol dhe shënoi një tjetër, por që paraqitja e tij fantastike nuk i mjaftoi skuadrës së tij të merr pikë. 

30-vjeçari ka statistika shumë të mira këtë sezon, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në Superligën e Turqisë.   

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook