Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League në Londër. Për mikrofonat e RMC Sport, presidenti i ekipit francez, Nasser Al-Khelaifi iu përgjigj pyetjeve të ndryshme.
Al Khelaifi theksoi faktin se skuadrat franceze janë rritur shumë në nivel loje.
“Unë jam presidenti i Paris Saint-Germain, por sinqerisht jam shumë krenar për klubet tona franceze. Ne jemi një nga ligat më të mira në Evropë sot.
Lille mundi Atléticon, Realin. Monaco mundi Barcelonën. Brest ishte i mrekullueshëm. Por sot askush nuk flet për këto paraqitje. Askush nuk i vë në pah ato” – tha ai.