Vllaznia do të synojë që të kalojë pengesën e Dinamos, në gjysmëfinalen e “Final Four”. Tekniku i shkodranëve, Thomas Brdaric bëri analizën e tij.
“Mendoj se është diçka e madhe që të jesh në “Final 4″, ti duhet të harrosh çfarë ka ndodhur dhe të fokusohesh te gjysmëfinalja dhe të shkosh në finale për të fituar titullin. Për mua është fitore të shkosh në finale, të jemi të disiplinuar, të fokusuar, të kemi një atmosferë të mirë.
Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Kjo ndeshje do të jetë definitivisht deçizive, ne e dimë që ishte e vështirë të arrinim në këtë pozicion dhe është privilegj të jesh këtu dhe tani ne duam të arrijmë maksimumin.
Ne shkojmë për të fituar dhe jo për barazimin. Nuk mund ta menaxhosh barazimin, në sezonin e fundit në u përballëm me Egnatian dhe për mua ishte një ndeshje e mirë, por e dimë që këtë vit kemi avantazh dhe duam ti kemi në anën tonë. Ne kemi një grup shumë të mirë, aftësi, forcë dhe ne duam ti tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamos në gjysmëfinale dhe jemi të bindur që shkojmë në finale