Champions League, Yamal: Interi ekip i rrezikshëm, ndaj tyre mision i vështirë

Sulmuesi i Barcelonës, pati vetëm fjalë të mira për Interin, në prag të gjysmëfinales së Champions League.

“Rezultatet e Interit në Serinë A nuk kanë të bëjnë fare me Champions League. Ata po luajnë një gjysmëfinale, do të japin gjithçka, si ne”.

“Unë vlerësoj veçanërisht Barella-n dhe Lautaron. Në mbrojtje ata janë të fortë si një skuadër klasike italiane, por janë të mirë edhe në kundërsulm. Janë një ekip që më pëlqen shumë”.

Dhe përsëri: “Unë nuk e krahasoj veten me askënd, e njëjta gjë vlen edhe për Messin. E admiroj Leon, ai është më i miri. Por të krahasosh veten me lojtarët e tjerë nuk ka kuptim”.

Si u përjetua dita e djeshme me ndërprerjen e energjisë elektrike? “Blackout na bëri të gjithëve nervozë, por ne po mendonim për gjysmëfinalen dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook