Drejtuesja politike e PS Tiranë, Manastirliu: Falë reformave jemi një hap larg Europës, të bashkohemi përtej bindjeve politike

Në një takim me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, Drejtuesja Politike e Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, vuri theksin te arritjet e Partisë Socialiste gjatë 12 viteve të fundit dhe nënvizoi rëndësinë historike të këtij momenti për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Në 12 vite Edi Rama, Partia Socialiste ka bërë ndryshime epokale. E para për të gjitha reformat që ne kemi bërë dhe kemi konsoliduar përgjatë gjithë këtyre viteve. Nga reforma në drejtësi, nga reformat e mëdha shtetformuese dhe të mirëqeverisjes tek reformat në shërbime, nga reforma në shëndetësi tek reforma në arsim, tek reformat në energji, tek reforma e pensioneve, reforma e shërbimeve sociale dhe të gjitha ato reforma që sot, themi me gojën plot që po, Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe është gati në hapin e fundit të shkojë në Bashkimin Europian,” deklaroi Manastirliu.

Duke iu referuar investimeve konkrete në zonë, Manastirliu tha:

“Vetëm këtu në Njësinë 9, kemi më shumë se 5 shkolla të rindërtuara nga themelet. Në Tiranë janë 110 çerdhe të rehabilituara, 48 shkolla të reja të rindërtuara. Ajo që ne kemi më të shenjtë, më të dashur, dritën e syve, fëmijët, vërtet kanë kushte bashkëkohore si të gjithë fëmijët e tjerë në çdo vend tjetër të Europës.”

Duke e lidhur progresin e deritanishëm me aspiratën europiane të vendit, ajo shtoi: “Pa këto reforma, pa progresin e bërë në gjithë këto vite, do të ishte e vështirë të ishim sot një hap larg dyerve të anëtarësimit europian. Ne jemi në një moment historik ku nuk duhet ta humbim këtë shans për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda 2030-ës.

Shqipëria në 2030-ën në Bashkimin Europian nuk është një slogan por një projekt ambicioz që bën të mundur që përmes punës së bërë, vizionit, përpjekjeve të mëdha të Edi Ramës, PS-së dhe të çdo shqiptari, të garantojmë që brenda 2030 çdo shqiptar të ketë pasaportën europiane.”

Manastirliu sqaroi më tej përfitimet që vijnë nga anëtarësimi i Shqiprisë në Bashkimin Europian:

“Nëse ne bëhemi vend anëtar dhe çdo shqiptar merr pasaportën europiane, Shqipëria merr një mbështetje nga vendet e Bashkimit Europian në vit aq sa ka marrë në të gjitha vitet bashkë që ne jemi duke punuar për t’i anëtarësuar. Pra, nëse ne përgjatë gjithë këtyre viteve mbështetja nga Bashkimi Europian ka qenë 1 miliard euro dhe kjo 90% kredi, me hyrjen në Bashkimin Europian ne marrim çdo vit 1 miliard euro dhe kjo është grant pa këto detyrimet e huasë. Bashkë me këtë mbështetje financiare do të ketë më shumë investime në infrastrukturë, më shumë investime në energji, bujqësi, në sektorët strategjikë të vendit dhe mbështetja buxhetore e reformave që sigurojnë zhvillim ekonomik do të shkojë te pensionet.”, tha Drejtuesja Politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, duke iu kërkuar banorëve të Njësisë 9 besimin që të vijohet me punët që qeverisja socialiste ka nisur.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook