Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj, krijohet task-forcë ndërkombëtare

Rrjetet e krimit të organizuar po përdorin taktika gjithnjë e më agresive për të rekrutuar të rinj në veprimtari të paligjshme, ka paralajmëruar Europol, duke bërë të ditur krijimin e një task-force të re për të luftuar këtë fenomen në rritje.

Task Forca Operacionale e re, e njohur si “OTF GRIMM”, drejtohet nga Suedia dhe përfshin agjenci ligjzbatuese nga Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda dhe Norvegjia. Qëllimi i saj është të godasë rekrutimin e të rinjve në krime të tilla si trafiku i drogës, mashtrimet online, sulmet kibernetike dhe zhvatjet me dhunë.

Sipas Europol, rekrutimi shpesh ndodh përmes internetit, ku të rinjtë udhëzohen nga anëtarët e rrjeteve kriminale. Në disa raste, ata detyrohen të kryejnë edhe vrasje si pjesë e angazhimit të tyre. Këta të rinj përdoren si “mburojë” nga krerët e rrjeteve, duke u bërë pengesa të dobishme mes autoriteteve dhe organizatorëve kryesorë, të cilët në këtë mënyrë shmangin identifikimin dhe ndëshkimin.

“Kriminelët i shohin të rinjtë si të zëvendësueshëm dhe me rrezik të ulët. Ata shfrytëzohen për të kryer krime pa u ekspozuar strukturat drejtuese të organizatave”, thuhet në deklaratën e Europol.

Në të njëjtën kohë, agjencia europiane e sigurisë ka publikuar një listë sinjalizimesh për prindërit, duke i këshilluar të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në sjelljen e fëmijëve:

-Përdorimi i aplikacioneve të koduara të komunikimit, pa shpjegim të qartë.

-Sjellje të reja dhe ndërrim vlerash pa arsye të dukshme.

-Gënjeshtra të shpeshta ose shmangie pyetjesh.

-Shoqëri të reja me persona më të rritur, që nuk janë të njohur për familjen.

-Objekte të reja (rroba, teknologji, para) pa burim të qartë.

-Mungesë nevoje për para, ndonëse kanë burime financiare të pashpjeguara.

-Largim nga rutina e përditshme – braktisje e shkollës, interes i ulët për hobet apo miqtë e mëparshëm.

Europol apelon për ndërgjegjësim të gjerë dhe bashkëpunim ndërinstitucional për të mbrojtur të rinjtë nga rrathët e krimit të organizuar dhe për të çrrënjosur këtë rrezik në rritje që po kërcënon të ardhmen e brezit të


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook