Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka vijuar me takimet në kuadër të fushatës. Sot ai pati një bashkëbisedim me fermerët dibranë
Në postimin e tij, Mziu thotë se fermerët janë burimi i jetës për shumë familje, ndaj duhen skema subvencionimi në mënyrë që prodhimi mos u shkojë dëm.
Postimi i Xhelal Mziut:
“Takim me fermerët – shtresa më e përsekutuar nga kjo qeverisje 12-vjeçare!
Fermerët janë burimi i jetesës për shumë familje, por kanë mbetur të braktisur që nga 2012.
Skemat e subvencioneve kanë qenë të pakta dhe klienteliste, duke lënë shumë prej tyre jashtë mbështetjes.
Fermerët e Dibrës dhe të tjerë me sipërfaqe të vogla nuk kanë përfituar asnjëherë.
Drejtoria e Bujqësisë ka dështuar, pa ofruar mbështetje konkrete për fermerët që mundësojnë bukën e tryezës së shumë shqiptarëve.
Probleme me çertifikimin dhe tregjet po i bëjnë ata të luftojnë çdo ditë për të mbijetuar.
Konkurenca e padrejtë nga monopolistët dhe doganat i vështirëson jetën fermerëve.
Asnjë kompensim për dëmet nga moti dhe ngricat, që shkatërrojnë tërë prodhimin!
Partia Demokratike ka një plan për t’i mbështetur fermerët:
Subvencione për çdo njësi prodhimi.
Lehtësim të procedurave doganore dhe heqje të barrierave të monopoleve.
Ne do të rikthejmë shpresën për bujqësinë dhe për fermerët tanë!”
()