Në emisionin “Log” në News 24, të moderuar nga Endri Xhafo, analisti Fitim Zekthi u shpreh se diferenca e madhe që tregojnë sondazhet mes PS-së dhe PD-së, nuk mund të përmbyset.
Sipas Zekthit, është mbi 10% diferenca PS-PD, duke futur edhe partitët e vogla që kanë mbështetjen e tyre, në ditët e mbetura është shumë e vështirë të përmbyset situata.
“Nuk mund të bëjë diferencën takimin derë më derë, sepse mund të të takojnë, të pëlqejnë apo jo. Shoh një përpjekje për të shmangur të vërtetën. Këto sondazhe kanë një të vërtetë brenda.
Diferenca është e madhe, nuk mund të firojë shumë. Flasim me gjuhën e matematikës. Pëlqyeshmëria nuk mund të bie menjëherë. Diferenca është shumë e thellë. Është një prej treguesve. Ishalla këto janë rrena.
Shifra e pëlqyeshmërisë së liderve është më problematike. Mund të të pëlqejnë si lidera, por nuk përkthehen në votë. Rama është më popullor, Berisha ka ngushtuar bazën e PD-së” – tha Zekthi.
()