Hetimi i krimeve zgjedhore, Celibashi: Ka vëmendje të shtuar, në ditët në vijim mund të ketë informacione konkrete

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në kuadër të zhvillimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur për detaje mbi hetimin e krimeve zgjedhore, Celibashi preferoi t’u qëndronte deklaratave të mëhershme, por theksoi se në ditët në vijim mund të ketë informacione më konkrete dhe të detajuara.

Megjitahtë, ai vuri në dukje se ka një vëmendje të shtuar në lidhje me problematikën e krimeve zgjedhore, gjë që ai e cilësoi si pozitive.

“Në ditët në vijim mund të ketë informacione më konkrete dhe të detajuara por ka vëmendje të shtuar në lidhje me këtë problematikë”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook