Kandidate për deputete në listën e mbyllur të PS në Korçë, Romina Kuko: Këto zgjedhje kanë vlerë për dekadat e ardhshme

Kandidatja e PS në listën e mbyllur në Korçë, Romina Kuko, e ftuar në studion e News 24, komentoi zgjedhjet e 11 majit. Kuko tha se zgjedhjet më 11 maj janë të rëndësishme edhe për dekadat e së ardhmes, pasi lidhen me integrimin e vendit në BE.

“Këto janë zgjedhje që vlejnë për dekadat e ardhshme. Sigurisht që edhe për qeverinë e PS ka kritika, por ne përpiqemi të bëjmë më të mirën. Në tre mandate janë bërë shumë gjëra, janë ndërtuar shkolla, spitale, infrastruktura ka ndryshuar, pagat janë rritur, edhe pensionet sigurisht do të shikohen që të rriten. PS dhe në lista ka shumë të rinj. Nga Akademia politike e PS kemi nxjerrë zv ministra, kemi nxjerrë të rinj që kanë spikatur. Ka edhe shumë shqiptarë që kthehen në Shqipëri, kthehen nëse ata vlerësohen dhe iu premtohet një jetë e mirë”, tha Kuko.

Më tej, Kuko deklaroi se PS është një parti e vjetër, por se Partia Socialiste është freskuar dhe ka një program të ri.

“Nuk më është ngacmuar nervi që të merrem me partitë e reja politike. Disa prej tyre përpiqen të sjellin disa mesazhe, por shumë nuk e kanë mundësinë që të dërgojnë gjërat përpara. Ka parti populiste, por duhen edhe njerëz. Një parti ka nevojë edhe për një program elektoral. Një parti ka nevojë për frymë, nuk mund të frymëzosh me të njëjtën retorikë që përdorin “të vjetrit”. PS është partia dhe më e “vjetër”, edhe më e re. Kjo, sepse përshtatet me kohën. PS është parti e vjetër, por ka program të ri. Ne merremi shumë me punët tona, jo me punët e kundërshtarit. Unë dhe gjatë kësaj kohe angazhohem dhe në postet që mbaj. Ne jemi këtu për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe për të zgjidhur këto probleme. Ne presim që të marrim shumë vota edhe nga diaspora, sepse kemi bërë shumë punë edhe për këtë gjë, pasi ne e konsiderojmë diasporën një pjesë të kombit shqiptar”, u shpreh ajo.

Në fund, Kuko tha se SPAK po lufton krimin elektoral në këto zgjedhje, duke thënë se e vlerëson punën e drejtësisë së re.

‘Fushata e PS do ketë një mbyllje spektakolare. Besoj se njerëzit janë mbingopur nga gjuha e ashpër politike. Mua më intereson mënyra sesi PS e bën fushatën e saj dhe sesi mund të depërtojë në mendjen e qytetarëve, për problemet që ata kanë. Në lidhje me punën e SPAK, mund të themi se drejtësia e re po bën punë për të luftuar krimin elektoral”, përmbylli Kuko.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook