Kongresi i PPE/ Berisha mesazh nga Spanja: Rikthehem aty ku isha për herë të fundit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.

Kreu demokrat përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka përcjellë mesazhin e parë nga toka iberike.

Berisha shton se rikthehet në Spanjë aty ku ishte për herë të fundit në vitin 2013 si kryetar i PD dhe njëkohësisht kryeministër i vendit.

“Spanja, Madridi do ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në Kongreset e Partisë Popullore Europiane, pasi kisha dhënë dorëheqjen.

Sot rikthehem, po në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane,” shprehet Berisha.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook