Kush shkon në Champions? 6 skuadra për 2 pozicione, fundi në Serie A do të jetë “thriller”

Pas përfundimit të javës së 34 të Serie A, ende pikëpyetjet e fundit të sezonit nuk ka marrë zgjidhje. Kështu gara për scudetton mes Napolit e Interit do mbaj tifozët të mbërthyer deri në 90 minuta e fundit, por jo vetëm kaq. Interes të madh ngjall këtë fund sezoni edhe gara për zonën Champions. Me Napolin që pas suksesit ndaj Torinos ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm dhe me Inter që pritet ta zyrtarizojë këtë fundjavë, janë të paktën 7 skuadrat që do të garojnë për dy vende. Atalanta është më e avantazhuara, pasi aktualisht mban vendin e 3 me 65 pikë, por barazimi së fundmi me Leccen në Bergamo, tregoi momentin jo pozitiv të ekipit bergamas, që në këtë faze të dytë ka shfaqur shumë oshilacione.

Juventus i Tudor është padyshimi emri i madh që rrezikon të mbesë jashtë kompeticionit elitar sezonin e ardhshëm. Juventus luan sezonin në 4 ndeshjet e fundit, ndërsa kroati Tudor luan stolin e “Zonjës së Vjetër”. Por kalendari nuk është aspak në favor të torinezëve, që do të kenë dy sfida direkte drejt këtij objektivi për tu përballur Bolognën dhe Lazion.

Edhe Roma është një nga kandidatet potenciale për të siguruar një vend në zonën Champions. Ardhja e Ranierit në stol i ka dhënë entuziasmin e munguar gjatë nisjes së këtij sezoni një skuadre që shfaqi shumë problematika. Edhe për kryeqytetasit kalendari rezervon përballje tepër të forta, pasi ata do të vihen përballë Fiorentinës, Atalantës dhe Milanit.

Sfidat Direkte
 

Lazio shpërdoroi një mundësi të mire teksa të hënën në mbrëmje barazoi në shtëpi me Parmën. Skuadra bardhekaltër do të sfidojë Juventus dhe Inter në 4 ndeshjet e mbetura.

Bologna gjithashtu kërkon pjesëmarrjen për here të dytë radhazi në Champions League, por për ta bërë këtë gjë kuqeblutë e Vincenzo Italianos do duhet të sfidojnë ekipe si Juventus, Milan dhe Fiorentina, ndërkohë që kanë edhe finalen e Kupës së Italisë për të luajtur ndaj Milanit.

Kujdes edhe nga Fiorentina, në vendin e 8 me 59 pikë, skuadra e Rafaelle Palladinos ka shanse reale për të bërë një mbyllje fantastike këtij sezoni në Serie A. Roma dhe Bologna do të jenë dy përballjet më të forta për Vjollcët deri në fund.

6 skuadra që ndahen me 6 pikë në garë për dy pozicione. Fundi i këtij sezoni do të jetë fantastik, ku përballjet direkte do të jenë përcaktues për të kuptuar se cilat do të jenë 4 skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions League.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook