“Në finale do gjykojë Marciniak”, Duka: Shijojmë Final Four, na presin ndeshje të mëdha

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbajtur fjalën e tij pas shortit të gjysëmfinaleve të Final Four. Ai ka zbuluar se në finale do të vendosë drejtësi arbitri polak, Marciniak.

“36 javë të luftuara me garë deri në fund, që ka prodhuar klasifikim të merituar për 10 skuadrat. Dua të falenderoj futbollistët, drejtuesit e klubeve dhe stafet teknike dhe t’u uroj ekipeve në fazën finale sa më shumë performancë pozitive, katër nuk dalin kampion, duhet të fitojë loja dhe emocioni për ne.

Në fakt në finale dalin stafet edhe futbollistët, presidentët kontribuojnë goxha. Kjo skemë është e disktutuar, për atë që kritikohet është edhe akoma më e bukur. Asnjë nuk e di kush do dalë kampion, na mban më gjatë duke shijuar futboll.

Ne duhet ta shijojmë këtë Final Four, duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.

Gjyqtar i huaj? Kjo gjë diskutohet, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Gjykimi në Shqipëri është në nivelin maksimal dhe i përgjigjet nivelit të futbollit, mbase edhe më shumë. Në Final Four do gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që ne kemi. Të katërt do jenë në dispozicion në gjysmëfinalen e parë. Ai që do gjykojë të parën, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit do të vendosen. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, – tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook