Tom Doshi ka deklaruar se e Partisë Social Demokrate pret që në Korçë të marrë 1 mandat në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa po prezantonte kandidatët e PSD në këtë qark, ai tha se forca politike që përfaqëson nuk lufton për të sjellë në pushtet Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.
Ndonëse u shpreh se do të bashkëpunojë sërish me Partinë Socialiste, Tom Doshi nuk la pas kritikat, duke thënë se nuk i pëlqen mënyra sesi PS-ja po sillet me qytetarët në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë.
Tom Doshi tha se fermerët e Korçës dhe të Maliqit janë braktisur nga institucionet, pasi nuk eksportohet më asnjëlloj produkti.
Gjatë prezantimit të programit në Korçë, Tom Doshi tha se PSD-ja është pranë njerëzve të sëmurë, pranë njerëzve në nevojë, të cilët për 30 vjet janë lënë në harresë nga çdo qeveri.
“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë për ps por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.
Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, tha ai.
()