“PD i ka dyert e hapura në SHBA, ra një tabu e madhe”, Tabaku për kontratën e lobimit: Gjithçka transparente! Do të deklarohet në KQZ

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ka reaguar për herë të parë mbi kontratën e lobimit që partia e saj ka lidhur me një zyrë lobimi në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se gjithçka do të jetë transparente dhe e deklaruar.

E ftuar në studion e News24, Tabaku tha se kontrata do të publikohet sipas afateve dhe procedurave ligjore dhe se nuk ka asnjë element të fshehtë apo të dyshimtë në këtë marrëveshje.

“PD do bëjë transparencë për kontratën, kur është për t’u deklaruar do deklarohet. Çdo gjë është ashtu si duket. Është e reflektuar në kontratë,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se ndryshe nga praktikat që, sipas saj, ndjek mazhoranca në pushtet, Partia Demokratike ka vepruar në mënyrë të hapur dhe të ligjshme:

“Pagesa siç bën qeveria dhe forma të tjera siç bën qeveria nuk ka, çdo gjë është transparente dhe e deklaruar.”

Sipas Tabakut, ajo që ka realisht rëndësi në këtë rast është përceptimi i ndryshuar i marrëdhënieve të PD-së me Shtetet e Bashkuara:

“Për mua lajmi te kontrata është se shqiptarët kanë kuptuar se PD ka dyert e hapura në SHBA dhe ka rënë një tabu e madhe.”

Ajo shtoi se të gjitha detajet mbi zbatimin e kësaj kontrate do të depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas rregullave për deklarimin e shpenzimeve elektorale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook