“Përballemi me presione, por ligji u siguron prokurorëve mbrojtje”, Olsian Çela: Zyra e ngritur me SPAK në KQZ, kursen kohe! Përcakton kompetencën lëndore dhe…

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela në një prononcim për gazetarët tha se prokurorët e përgjithshëm, edhe pse jo në të njëjtin nivel me kolegët e SPAK, përballen me presione.

Megjithatë ai deklaroi se kuadri ligjor siguron mbrojtje për prokurorët.

“Natyra e çështjeve që trajtojnë prokurorët e përgjithshëm ia bën më pak probabël përballjen me presion të jashtëm, megjithatë puna jonë është e tillë që bën të mundur përballjen me presionin është një punë me presion. Sot i gjithë kuadri ligjor siguron mbrojte për prokurorët”, tha ai.

Çela u ndal edhe në zyrën e ngritur që nga 11 prilli me SPAK në KQZ, në lidhje me krimin zgjedhor në kuadër të Parlamentareve të 11 majit.

“Qëllimi i zyrës ka qenë stacionimi i i oficerëve dhe prokurorëve aty për filtrimin e informacioneve. Vlerësohet kompetenca lëndorë dhe i kalohet prokurorisë përkatëse duhet kursyer kështu dhe kohë.
Kemi krijuar infrastrukturën për t’iu përgjigjur çdo lloj eventualiteti”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook