Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu, komentoi raportin paraprak të OSBE/ODIHR gjatë një interviste në emisionin “Log.” në Neës 24. Balliu theksoi se raporti i organizatës ndërkombëtare nxjerr në pah një rënie të dukshme të standardeve demokratike në vend, ndërsa e përshkroi situatën si një realitet dramatik për shoqërinë shqiptare.
Sipas tij, fushata zgjedhore është tejet e polarizuar dhe e dominuar nga praktika të pandershme. “Socialistët punojnë vetëm natën dhe natën punojnë vetëm hajdutët,” u shpreh ai, duke akuzuar kundërshtarët politikë për manipulim dhe mungesë transparence.
Në të njëjtën kohë, Balliu prezantoi disa nga prioritetet e opozitës, duke përmendur rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro, rritjen e pensioneve dhe mbështetjen për biznesin e vogël. Ai shtoi se projekti “Shqipëria Madhështore” është një alternativë e re që populli shqiptar ka kohë që e pret.
Klevis Balliu: Raporti i OSBE tregon rënie të indikacioneve të demokracisë. Socialistët punojnë vetëm natën dhe natën ne e dimë se punojnë vetëm hajdutët. Raporti është realitet dramatik i shoqërisë. Opozita vjen me zgjidhje të problemeve që kanë shqiptarët, nga rroga mesatare 1200 euro, tek rritja e pensioneve, paketa për biznesin e vogël. Shqipëria Madhështore është një realitet, që shoqëria shqiptare mezi e ka pritur. Patronazhistët janë të etur që të shpëtojnë kokën e vet.