Sherri në zyrën elektorale te “Ali Demi”/ Policia shpall në kërkim një person, dyshohet se hyri me dhunë dhe u përplas me personat brenda (Emri)

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin, i cili dyshohet se është personi që hyri me forcë në një zyrë elektorale në zonën e “Ali Demit” dhe u përfshi në një përplasje të dhunshme me individë që ndodheshin aty.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, dhe në njoftimin e parë të mbërritur në sallën operative u raportua për të shtëna me armë zjarri. Megjithatë, deri më tani nuk janë gjetur gëzhoja apo prova që konfirmojnë që janë qëlluar armë, përveç dy fishekëve luftarak të paplasur të gjetur në vendngjarje.

Policia njofton se Arjan Telhallari është larguar menjëherë pas përplasjes, ndërsa vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të hyrjes së tij në zyrën elektorale dhe përshkallëzimit të situatës në dhunë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook